Ibrahimi: Avokati i Popullit duhet ta përcjell lëndën e Dakës në Kushtetuese
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit, i cili nuk e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës prej pozitës së kryetares së KQZ-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ibrahimi ka shkrua se Avokati i Popullit nuk është kompetent për të bërë interpretime të Kushtetutës.
Sipas tij, ky institucion duhet të sigurohet që çdo qytetar të ketë të drejtë për mbrojtje juridike.
“Kërkesa e zonjës Daka ka qenë mu kjo- pra ti mundësohet mbrojtja juridike para një gjykate kompetente, në këtë rast Gjykata Kushtetuese. Gjithçka duhet të bëj Avokati i Popullit është ta përcjell këtë lëndë në gjykatën kompetente për interpretim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Ibrahimit:
Avokati i Popullit nuk është kompetent për të bërë interpretime të Kushtetutës, por të sigurohet që çdo qytetar të ketë të drejtë për mbrojtje juridike.
Kërkesa e zonjës Daka ka qenë mu kjo- pra ti mundësohet mbrojtja juridike para një gjykate kompetente, në këtë rast Gjykata Kushtetuese.
Gjithçka duhet të bëj Avokati i Popullit është ta përcjell këtë lëndë në gjykatën kompetente për interpretim.
Në rast se nuk e bën një gjë të tillë, kjo zyrë do ti mohonte një qytetari të Republikës mbrojtjen juridike e cila sigurohet me Kushtetetutë, e që në mënyrë implicite do të paraqiste shkelje të kushtetutës.
Uroj që Avokati i Popullit të mos futet në ujërat e politikës.