Ibrahimi: “Ballkani i hapur” po bëhet realitet

21 dhjetor 2021 | 12:46

Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se iniciativa rajonale “Ballkani i hapur” gjithnjë e më tepër po bëhet realitet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo nismë tashmë po përkrahet nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Sipas tij, duke i dhënë mbështetje kësaj ide kryeministri Edi Rama po tregon lidership.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Open Ballkan po vazhdon të merr jetë dhe gjithnjë e më tepër po bëhet realitet.

Kësaj iniciative sot i dha përkrahje edhe Bashkimi Evropian, përmes komisionerit për zgjërim Varhelyi. Washingtoni tanimë e ka dhënë përkrahjen e vet.

Ndërkohë ata që janë mësuar të kundërshtojnë çdo gjë vetëm për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë, do të vazhdojnë të zgjojnë nga varret Pashiqët dhe Millosheviçët për ta bërë argumentin e tyre më të besuar për masat të cilave u drejtohen.

Edi Rama po tregon lidership të vërtetë sepse edhe me gjithë këto sulme, etiketime, linqime e çfarë jo tjetër, po e qon përpara një ide, nga e cila edhe Kosova, kur ta kalojë këtë kohë populizmi e mediokriteti e kur të dalë ndonjë lider i vertetë, jo vetëm se do ti bashkohet, por edhe do të ja sheh hajrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja aktuale dhe synimet e Qeverisë së Kosovës rreth reformimit…