Ibrahimi: Dështimi më i madh i qeverisë, menaxhimi i pandemisë

04 janar 2022 | 15:00

Analisti Ilir Ibrahimi ka folur në lidhje me zhvillimet politike që e kanë karakterizuar vitin 2021.

Ai ka thënë se dështimi më i madh i qeverisë dhe i shoqërisë kosovare në vitin e kaluar ka qenë menaxhimi i pandemisë. “Unë besoj që dështimi më i madh i qeverisë dhe i shoqërisë kosovare është menaxhimi i pandemisë, gjatë verës së vitit 2021, ne kemi humbur 2000 qytetarë, besoj për një menaxhim të dobët, pamë që kishte një hapje totale, unë jam për hapje, ekonomia në fund duhet të funksionoi, por nëse menaxhohet mirë atëherë edhe kjo hapje duhej të ishte më e lehtë”, ka thënë ai për KlanKosova.

Kurse, sukseset më të larta në skenën politike përgjatë vitit 2021, sipas Ibrahimit, janë ndryshimi pozitiv i gjithë skenës politike

“Nëse do të thuaja suksesin më të lartë në skenën politike gjatë vitit 2021, ndryshimi pozitiv i gjithë skenës politike, kjo do të sjellë rezultate në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden State ruan kreun e renditjes në Konferencën…