Ibrahimi: Do t’i arrijmë objektivat me Prishtinën
FC Prishtina ka arritur ta rikthej ish-mbrojtësin e saj me përvojë të madhe, Labinot Ibrahimi.
Labinot Ibrahimin me klubin kampion të Shqipërisë, Partizanin ka fituar titullin e kampionit duke regjistruar 188 ndeshje në të gjitha garat me të kuqtë e Tiranës dhe duke shënuar 7 gola e asistuar në 4 sosh.
Me Prishtinën, deri më 2013 kur ishte transferuar në Partizan, në katër edicione (2009-2013) kishte regjistruar 108 ndeshje zyrtare dhe 5 gola duke fituar dy tituj kampioni dhe një Kupë Republike.
“Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributin tim t’ia arrijmë edhe qëllimet të cilat i ka FC Prishtina. Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi, janë djem të ri, punëtor dhe së bashku besoj do t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Ibrahimi.
“E falënderoj edhe kryetarin Ejupi si këmbëngulës që të vija te Prishtina, po ashtu edhe profën, Mirel Josa. Inshallah vetëm me këmbë të mbar dhe t’ia nisim kampionatit siç duhet”, ka deklaruar Ibrahimi.