
Ibrahimi, futbollisti i radhës që e paditë Prishtinën
18 dhjetor 2020
| 17:03
Kapiteni aktual i Arbërisë, Labinot Ibrahimi, i është shtuar listës së futbollistëve të Superligës, të cilët kanë paditur ish-klubin e tyre, Prishtinën. Arsyeja mbetet e njëjtë: mosrespektimi i kontratës mes klubit dhe lojtarit.
“Po, e kam dërguar padinë në FFK për Prishtinën, pasi nuk e ka shlyer borxhin që ka ndaj meje, sipas kontratës. Kam pritur deri tash, por nuk i kanë kryer dhe u detyrova t’i drejtohem federatës. Pres të më ndihmoj FFK-ja, në të kundërtën do t’i drejtohem gjykatës”, ka thënë Ibrahimi për “Olle”.
Përveç Ibrahimit, Prishtinën e kanë paditur edhe Armend Thaçi, Ahmed Januzi dhe Ahmet Haliti.