Ibrahimi: Haradinaj mund të ballafaqohet me pasoja nga SHBA-ja
01 shkurt 2019
| 21:41
Ilir Ibrahimi, analist politik, ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mund të ketë pasoja nëse vepron në kundërshtim me këshillat e SHBA-së.
Ai ka folur të premten në “Monitor” të RTK-së.
“Nëse vazhdon me taksën pas gjithë këtij insistimi, do të ketë pasoja. Pasojat do të jenë më shumë individuale, se sa ndërshtetërore”, ka thënë ai.