Ibrahimi: Kosova është mirë ta heqë nga tavolina Asociacionin
31 janar 2023
| 21:48
Analisti politik, Iliri Ibrahimi, vlerëson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet para se të shkohet në negociata për marrëveshjen me Serbinë.
“Është lëvizje taktike e ShBA. Ajo që thanë Chollet dhe Ecsobar janë garanci të niveleve të larta dhe ato duhet të merren parasysh, pra që Asociacioni nuk e rrezikon shtetësinë”, është shprehur Ibrahimi.
“Nëse shkohet ne negociata pa e mbyllur këtë, atëherë po e hapë rrugën që edhe Asociacioni të bëhet pjesë e negociatave. Është mirë që Kosova ta heqë nga tavolina”.
Sipas Ibrahimit, duhet koordinim i ngushtë me Amerikën sa i përket kësaj çështjeje,
“Bashkëpunimi me ShBA, historia na tregon se është treguar gjithmonë i suksesshëm”.