Ibrahimi: Krasniqi dhe Abdixhiku relacionin me ShBA-në e shohin kryesor

15 nëntor 2022 | 10:44

Analisti Ilir Ibrahimi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar se liderët e opozitarë Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku relacionin me ShBA-në e shohin prioritar, ndërkaq pushteti prioritet i jep relacionit me BE-në.

Prandaj sipas tij, edhe po ndodh vizita e Krasniqit dhe Abdixhikut në ShBA.

“Nga një këndvështrim ndryshe i situatës dhe zhvillimeve të ditëve të fundit mund të vijmë në përfundim se liderët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku e shohin relacionin me ShBA si prioritar, prandaj edhe kemi këtë vizitë në ShBA ndërsa LV-ja në pushtet prioritet i jep relacionit me BE (mos ta harrojmë deklaratën e KM se Kosova nuk është Meksikë)”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se dikush do të thoshte se ShBA-të dhe BE-ja janë një, por sipas Ibrahimit, kjo do të ishte një analizë shumë e cekët që trumpëtohet nga një grup shoqëror që kupton shumë pak nga marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen në La Liga…