Ibrahimi: Kriza energjetike është paralajmëruar që nga vera

15 dhjetor 2021 | 13:32

Analisti Ilir Ibrahimi ka deklaruar se kriza energjetike në vend nuk ka ardhur papritmas.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo krizë është paralajmëruar që nga vera.

Sipas tij, hapat që do të merren nga paniku për ta mënjanuar këtë krizë do t’i kushtojnë qytetarit.

 

Postimi i plotë:  

Kriza energjetike nuk erdh papritmas. Kjo është paralajmëruar që nga vera, kur ende pinim makiato jashtë.

Të gjithë akterët relevantë, kanë qenë të njoftuar dhe e kanë ditur. Problemi është se nuk është ndërmarrë ASGJË.

Tash siç edhe është zakon në shoqërinë tonë, marrim hapa nga paniku dhe kriza. E këta lloj hapash asnjëherë nuk janë më të mirët. Përkundrazi, janë më të kushtueshmit. E çmimin e paguan i dobti, pra qytetari.

p.s Edi Rama paska shpallur krize energjetike me 3 tetor. Pra para dy muaj e gjysmë. Rreth kohes kur ne merreshim me koncertin e Bregovicit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i karburanteve shënoi rënie të mërkurën, pas pritjeve që…