Ibrahimi: Kurtit shumë më tepër do t’i shkonte pozita e presidentit
Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se Albin Kurtit shumë më tepër do t’i shkonte pozita e presidentit.
“Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimmarrëse, do t’i ofronte z. Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesëmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjioze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njëjtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do t’u bëhej idoli President”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti Kurti do të mund të ishte zgjidhja
Nëse analizohen me kujdes dhe me objektivitet zhvillimet e dy viteve të fundit, mund të arrijmë në një konkludim se zotit Kurti shumë më tepër do t’i shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit.
Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimmarrëse, do t’i ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesëmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President.
Në anën tjetër do të hapej mundësia për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara.
Ndoshta në shikim të parë kjo mund të duket si një shaka por Never Say Never. Kemi mjaft presedane të së kaluarës që e bën një lëvizje të tillë të mundshme.
Përveç kësaj,
Vizita e liderëve opozitarë në SHBA
Kriza me veriun.
Presioni për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë – janë zhvillime që mund të sjellin ndryshime të tilla