![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/ilir-ibrahimi.jpg)
Ibrahimi: Ky vend nuk do të shohë dritë derisa të mbizotërojë gjuha populiste
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se ky vend nuk do të shohë dritë derisa të mbizotërojë gjuha dhe veprimet skajshmërisht populiste.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se roli i udhëheqësve nuk është ta thonë atë që ka dëshirë ta dëgjojë populli.
Sipas Ibrahimit, roli i udhëheqësve nuk është të veprojnë vetëm sa për ta kënaqur popullin.
“Udhëheqësit, sidomos në vende në tranzicion, me nevoja të mëdha për gjithfarë reformash, duhet të flasin e veprojnë për atë që është e mirë dhe e mundshme dhe jo çfarë është e dëshirueshme dhe e pëlqyeshme. Vetëm një shembull të kësaj që po e them: nëse do ti lihej popullit në vullnetin e tij, a mendoni se do të paguanin ndonjë lloj tatimi??? Se si do ti vijë fundi këtij realiteti të ndërtuar ndër vite nuk e di, por se do të jetë i dhimbshëm, nuk kam dyshim”, ka shkruar Ibrahimi.