Ibrahimi: Liderët të bëjnë një pakt për qeverisje të përbashkët dy-vjeçare

23 mars 2020 | 14:14

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka ftuar liderët politikë për reflektim ndaj situatës politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata duhet të ulen bashkë dhe të bëjnë një pakt të bashkpunimit për një qeverisje të përbashkët 2 vjeçare.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Reflektim nga një realitet ndryshe

Liderët politikë ulen bashkë dhe bëjnë një pakt të bashkpunimit për një qeverisje të përbashkët 2 vjeçare

Në këtë pakt merren vesh që:

• Të fokusojnë të gjitha forcat për ta menaxhuar dhe tejkaluar krizën shëndetsore të pandemisë
• Të punojnë në një plan për rimëkëmbje të ekonomisë pas krizës
• Të zhvillojnë një strategji të politikës ndërkombëtare dhe menaxhimit të saj
• Besatohen që mesazhi publik të shkoj vetëm në realizim të këtyre objektivave dhe jo kundër njëri tjetrit për poena politikë.

Kaq e thjeshtë do të ishte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali planifikon t’i largojë pesë lojtarë gjatë verës, duke qenë…