Ibrahimi: Nuk po shohim reforma të mirëfillta as në shëndetësi, as në arsim, as në urbanizëm…
Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se nuk po shohim reforma të mirëfillta as në shëndetësi, as në arsim, as në urbanizëm e në asnjë fushë tjetër.
Ai ka shkruar në “Facebook” se kryetari i Prishtinës duhet përgëzuar për një gjë: ka filluar qeverisjen pa ndikime nga sentimenti momental i votuesve.
Ibrahimi ka theksuar se dihet mirëfilli se reformat asnjëherë nuk janë popullore te masat, sidomos në fillim.
Postimi i plotë i tij:
Pa u futur në analiza pro&cons të vendimeve të Perparim Ramës, ai duhet përgëzuar për një gjë: ka filluar qeverisjen pa ndikime nga sentimenti momental i votuesve.
Dihet mirëfilli se reformat asnjëherë nuk janë popullore te masat, sidomos në fillim.
Deri tash kemi pasur udhëheqës që kanë qeverisur bazuar në sondazhe, madje edhe asi të llojit të Facebook. Prandaj nuk kemi parë reforma të mirëfillta as në shëndetsi, as në arsim, as në urbanizëm e në asnjë fushë tjetër.
Nëse për çdo gjë do të ishin pyetur masat, sot ende do të ishim duke kalëruar, do të thoshte i madhi Henry Ford.