Ibrahimi prezantohet te Arbëria
Edhe klubi i inkuadruar për herë të parë në Superligë, Arbëria është përforcuar me futbollistin me përvojë të madhe Labinot Ibrahimi.
Ky i fundit ishte pjesë e Prishtinës, por pas përfundimit të kontratës nuk gjeti gjuhë të përbashkët me klubin kryeqytetase dhe vendosi që karrierën të vazhdoj në skuadrën nga Lipjani.
“Ibrahimi një lojtar profesional, me përvojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina. Ibrahimi do ta bartë ndërresën kuq e zi te KF Arbëria dhe do ta ndihmojë skuadrën në repartin defanziv”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Arbërisë. “Presidenti i klubit së bashku me kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të mirën klubit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij klubi.
(V.Z / Epoka e re)