Ibrahimi: Qeveria shkel me të ‘dyja këmbët’ kartën evropiane nëse ua merr paratë komunave

04 dhjetor 2022 | 12:42

Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se shpreson që të mos ndodhë marrja e mjeteve nga të hyrat vetanake të komunave, nuk do të ndodhë, pasi, pasi sipas tij, nëse ndodh kjo, atëherë qeveria shkel me të “dyja këmbët” mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisjen lokale.

“Shpresojmë që edhe tendenca e fundit e nivelit qendror, për fajin e vetë, që t’ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake nuk do të ndodhë sepse nëse ndodh kjo atëherë niveli qendror do të shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do të shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, ka thënë Ibrahimi për Klan Kosovën.

Sipas tij, përkundër sfidave, deri në fund të vitit komunat do t’i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale, që, siç thotë ai, si  përqindje është më mirë se në nivel vendi.

“Përkundër bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale që si  përqindje është më mirë se në nivel vendi e shumë më mirë sesa që niveli qendror ka shpenzuar në përqindje mjetet për investime kapitale”, ka shtuar ai.

Ibrahimi tha se mosfunksionalizimi i bordit të OShP-së, mosdhënia e mundësisë komunave për rishikimin e buxhetit komunal, norma e lartë e inflacionit dhe sfidat tjera, do t’i penalizojë komunat që të përfitojnë miliona euro edhe nga skema e grantit të performancës.

“Të gjitha këto sfida kanë ndikuar që komunat të mos realizojnë shumë projekte kapitale, të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve në Korçë…