Ibrahimi: Qeveria urgjentisht të ndërrojë kurs, raportet me ShBA-të janë lënduar  

05 nëntor 2021 | 14:59

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar ndaj lajmit për mosftesën e Kosovës për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive.

Ai ka thënë se deri tani janë dëgjuar më zë të ulët mospajtimet me administratën amerikane, duke shtuar se mungesa e kësaj ftese për Kosovës është bërtimë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe t`i kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të marrëdhënieve me aleatin kryesor.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtme më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë Kosovës. Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet Evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021, – ËSHTË BËRTIMË

Presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe ti kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të marrëdhënieve me aleatin kryesor. Askush nuk mund të ja jap vetes luksin që për bindje idelogjike, të vej në pikëpyetje interesa strategjike të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës për ta përmbyllur procesin e fiskalizimit i është bashkuar…