Ibrahimi rikthehet te Prishtina
14 gusht 2019
| 20:59
Labinot Ibrahimi është rikthyer edhe zyrtarisht në skuadrën e Prishtinës. Lajmi është konfimuar nga faqja zyrtare e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.
“Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
Labinot Ibrahimi është ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, kurse rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.
Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.
/Epoka e re/