
Ibrahimi rikthehet te Trepça
25 korrik 2018
| 13:55
Futbollisti i njohur Fetah Ibrahimi është rikthyer në skuadrën e Trepçës. Ai beson se do t’i ndihmojë klubit për të arritur objektivat që ka në edicionin 2018/2019.
“Pas dy viteve dhe eksperiencave që kalova kthehem në shtëpi për te ndihmuar klubin drejt objektivave të reja. Jam i lumtur që do t’i mbroj ngjyrat e qytetit tim dhe shpresoj që me përkrahjen e madhe të tifozerise se flaktë ‘Torcida’ në arritjen e qëllimeve të klubit”, ka thënë Ibrahimi.
/Epoka e re/