Ibrahimi: Ripërcaktimi i kufijve, opsioni më i mirë i mundshëm

30 nëntor 2022 | 12:12

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se plani franko-gjerman është një lëvizje e vogël nga vendi.

Ai ka thënë se çdo lëvizje sado e vogël duhet parë me optimizëm.

“Por assesi nuk është ajo që duhet të na kënaqë. Pa njohje nuk ka marrëveshje. Ka vetëm shtyrje të zgjidhjes së problemeve për më vonë. A duhet konsideruar Kosova këtë seriozisht? – Po sigurisht. Por a duhet të jetë e kënaqur? – Assesi. A duhet Kosova të jetë më agresive dhe të ofroj opsione të veta? Patjetër”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.

Ibrahimi ka theksuar se tanimë e ka të njohur qëndrimin se ripërcaktimi i kufijve është opsioni më i mirë i mundshëm.

“Më mirë tash, se sa pas disa vjetësh, në rrethana ndoshta edhe më të pafavorshme. Por për këtë duhen liderë të guximshëm dhe vizionarë, të cilët fatkeqësisht sot nuk i kemi”, është shprehur Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bullgari…