
Ibrahimoviç: Nuk e meritonim eliminimin
AC Milani u eliminua nga Liga e Evropës dhe tani duhet të fokusohet në kampionat. Zlatan Ibrahimoviç analizoi humbjen 0-1 kundër Manchester United, karikon shokët e skuadrës dhe e mbyll me një batutë për Paul Pogba,.
“Jemi shumë të zhgënjyer, është normale. Na mungoi vetëm goli, teksa United shënoi në rastin e parë që krijoi. Nuk e meritonim eliminimin, por momentet negative të ndihmojnë për t’u rritur. Duhet të shohim përpara, kampionati nuk ka përfunduar akoma. Unë dua të luaj për të fituar. Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve bukur, por unë dua të fitojë trofe. Ne besojmë shumë te cilësitë tona, djemtë kanë shpirt sakrifice. Sigurisht që unë i kam sjellë ekipit mentalitetin e fituesit. Nuk pranoj humbje në stërvitje, aq më pak në ndeshje”, ka thënë Ibrahimoviç.