Ibrahimoviçi shqiptar: Idhull e kam Zlatanin, ja historiku i mbiemrit

15 nëntor 2023 | 14:22

Është vetëm 17 vjeç dhe ka shkruar historinë në futbollin italian me Frosinonen, duke u bërë lojtari i parë i vitlindjes 2005 që shënon në Serie A.

Shqiptari Arijon Ibrahimoviç ka folur për “Corriere dello Sport” duke treguar se ka idhull Zlatanin dhe se gjatë gjithë kalimit të tij nga moshat e deri te ekipi i parë i Bayern Munich, mbiemrin ia kanë lidhur me Zlatanin.

“Po kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angeloci dhe trajnerin Di Francesco se ky mund të ishte vendi i duhur. Ibrahimoviç është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë? Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, si Cristiano Ronaldo. Por nuk e kam takuar kurrë. Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, u shpreh ai.

Pjesë e Frosinones në Serie A, 17-vjeçari është i huazuar nga Bayern Munich dhe bën pjesë në kombëtaren U-19 të Gjermanisë, me FSHF që po e kërkon për ta afruar te Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të…