Ibrahimovici thotë se Milani mund të mos jetë klubi i tij i fundit  

31 tetor 2021 | 13:14

Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar se Milani mund të mos jetë domosdoshmërisht klubi i tij i fundit.

40-vjeçari beson në Scudetto dhe merr meritat për vendosjen e PSG-së në hartë.

“Sekreti i jetëgjatësisë sime është mendësia, pasi po përpiqem të dëshmoj se 40-shi është vetëm një numër dhe mund të vazhdoj të bëj atë që dua. Dua të vazhdoj të përmirësohem çdo ditë. Natyrisht, nuk mund të luaj siç luaja më parë, por tani jam më inteligjent dhe kam më shumë përvojë”, ka deklaruar Ibrahimovic për “Telefoot”

Kontrata e tij me Milanin skadon në qershor të vitit 2022, por sulmuesi suedez thotë se Milani mund të mos jetë klubi i fundit i karrierës së tij. “Nuk jam i sigurt, do të shohim. Unë thashë se dua të vazhdoj sa më gjatë që të mundem. Nëse do të më lironin dhe unë ndjej se mund të vazhdoj, atëherë do ta bëj”, është shprehur Ibra.

Milani aktualisht është në krye të tabelës së Serie A së bashku me Napolin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian MacLeod, ka…