Ibrahimoviqi nderohet me statujë në Suedi
09 tetor 2019
| 10:49
Në Malme të Suedisë u zbulua statuja e futbollistit Zlatan Ibrahimoviq.
Gjiganti suedez ose dashurohet, ose urrehet, deklaratat e tij nuk janë kurrë të zakonshme dhe asnjëherë si ato të mëparshmet.
Në mijëvjeçarin e tij, Ibrahimoviq është ndoshta ai me më shumë vetëbesim. Shembujt ku e ka shfaqur këtë janë të shumtë, i fundit në Malme, transmeton TCH.
“Kur shkon në New York, sheh Statujën e Lirisë, kur mbërrin në Suedi sheh statujën e Zlatanit”, ka thënë Ibrahimoviq.
38-vjeçari luan në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar 30 gola.
Në total janë 52 gola në 56 ndeshje, shifra që e bëjnë të mendojë se ende është herët për të varur këpucët në gozhdë.