Icardi, afër marrëveshjes së re me Interin
12 shtator 2018
| 12:47
Interi është duke i finalizuar detajet për rinovimin e kontratës së Mauro Icardit, ndërsa ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e bonuseve.
“Nerazzurrët” dëshirojnë ta lidhin kapitenin e tyre me klubin për një kohë më të gjatë dhe njëherësh t’ia rritin ose ta heqin nga kontrata klauzolën aktuale prej 110 milionë eurosh. Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltrit i kanë ofruar vazhdim deri në vitin 2023 me një rrogë vjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë eurosh.
Tashmë ekziston një marrëveshje bazë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, mirëpo ende janë duke u negociuar bonuset që do të përfshihen në kontratë.