Icardi, afër rikthimit në Itali

13 prill 2021 | 11:42

Juventusi mban në vëzhgim mjaft futbollistë në pritje të merkatos së kësaj vere dhe një ftesë e rëndësishme i ka ardhur nga PSG-ja.

Klubi francez ka vendosur që të mos mbështetet më te Mauro Icardi dhe e ka nxjerrë në merkato sulmuesin argjentinas.

Madje, siç raporton “L’Equipe”, drejtori sportiv Leonardo ia ka ofruar Juves kartonin e 28-vjeçarit duke lajmëruar edhe shifrën nga e cila do të nisë ankandi: 40 milionë euro kush kërkon ta blejë “Mauriton”. Një tjetër ide e Leonardos me Juven është edhe një shkëmbim me Dybalën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, në emisionin “Dueli Sportiv”…