Icardi hoqi dorë përfundimisht nga Wanda, vjen komenti befasues nga vjehrra e tij

24 tetor 2021 | 12:36

Historia e Mauro Icardit dhe Wanda Narës si duket nuk do të përfundojë kurrë.

Pas ndarjes së bujshme, kërkimit të faljes dhe heqjes nga lista e ndjekësve në “Instagram”, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat.

Ikardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në “Instagram”, por në këtë postim ka komentuar vjehrra e tij, mamaja e Uandës, Nora Kolosimo.

Kjo e fundit i dërgon 28-vjeçarit zemra në “Instagram” duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve.

Si duket, Kolosimo nuk e hedh poshtë dhëndrin e saj, vajza e të cilës ka tre fëmijë. Shumë kanë aluduar se historia e Icardit me Wandën është sajesë për të fituar vëmendje, por ende asgjë nuk është e qartë në këtë histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja…