
Icardi: Kalimi te PSG-ja, hap i madh në karrierën time
03 shtator 2019
| 15:24
Mauro Icardi nga Interi ka kaluar në Paris Saint-Germain, duke refuzuar shumë oferta të tjera nga skuadrat italiane si Napoli dhe Roma.
Sulmuesi argjentinas është i lumtur se do të jetë pjesë e skuadrës franceze. PSG-ja e ka të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur. Është një sfidë e madhe për mua të luaj për një ekip si PSG-ja. Është një hap i madh në karrierën time dhe shpresoj të shijoj suksese me këtë fanellë”, ka thënë Icardi.
/Epoka e re/