Icardi kërcënon Interin
Padyshim që tek Interi personazhi kryesor i dy ditëve të fundit është Mauro Icardi. Kjo pasi argjentinasi nuk është në planet e Contes dhe të klubit, kështu që pritet të largohet. Madje ditën e djeshme, klubi e njoftoi atë që të largohej nga stërvitja me skuadrën.
Juventusi është interesuar për sulmuesin dhe në media të ndryshme italiane, bëhet fjalë për një akord mes palëve. Por “La Repubblica”, raporton se Icardi është nervozuar shumë me drejtuesit dhe me vendimin për ta larguar, sa që tani do të bëjë kthesën totale.
Nëse Interi pret që ai të ikë nga Milano, tashmë duhet të bëjë llogaritë ndryshe pasi Icardi ka kërcënuar klubin se do të qëndrojë në skuadër edhe 2 vite të tjera siç e parashikon kontrata dhe do të marrë rrogën e tij të plotë. Raportohet se këto biseda janë bërë pasi lojtari u largua nga stërvitja dhe nuk dihet se sa të vërteta janë, kjo sepse për këtë çështje qarkullojnë shumë lajme në Itali.