Icardi kërcënon Wanda-n? Prindërit e modeles të shqetësuar: Ai i flet keq, e bind të…

08 gusht 2023 | 13:05

Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë disa kohë që janë në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë romanca e tyre, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje. Është përfolur shpesh për një krizë mes tyre e madje edhe për ndarje, por ata sërish janë parë në krahët e njëri-tjetrit.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, modelja dhe futbollisti i famshëm duken më të dashuruar se kurrë më parë.

Icardi kërcënon Wanda-n? Prindërit e modeles të

Por së fundmi janë zbuluar bisedat mes prindërve të modeles, e cila thuhet se kërcënohet dhe ka frikë prej Icardit.

Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Nara-s, të cilët janë ndarë për më shumë se 10 vjet. Gazetarja Yanina Latorre ka pasur akses në një bisedë mes prindërve të Wanda-s, e cila është zhvilluar përmes “WhatsApp”-it dhe ku shprehen se Wanda kërcënohet prej Icardit.

“Wanda kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ne nuk e dimë se çfarë po ndodh, sa është djalë i mirë, aq është edhe djalë i keq”, shkruante mamaja e modeles disa muaj më parë. Ndërkohë babai Andres Nara, konfirmoi mesazhet.

Kujtojmë se Mauro dhe Wanda janë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi. Rikujtojmë se së fundmi Wanda ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Se a do të ndryshojë qasja e Bashkimit Evropian (BE)…