Icardi: Mëkat që s’do luajë Mesi
Mauro Icardi rikthehet në Barcelonë shtatë vite mbasi bëri valixhet për në Itali, ku iu bashkua skuadrës së Sampdorias.
Sulmuesi argjentinas foli në konferencën për shtyp para takimit të nesërm ndaj ekipit ku u formua në vitet e adoleshencës
“Ndihem mirë te Interi. Unë dhe familje ime po ja kalojmë shumë mirë në Milani. Në këtë moment nuk po e mendoj largimin nga këtu. Është e vërtetë që kam pasur oferta në vetë, por nuk kam as nevojën e as dëshirën për t’u larguar, këtë gjë e përsëris thuajse çdo ditë”, ka deklaruar ai.
“Kalimi te Barcelona ishte diçka shumë e rëndësishme për karrierën time. Mësova shumë gjëra, që më kanë ndihmuar në karrierën time të mëtejshme. E fillova karrierën time këtu dhe të ndeshesh me ta është diçka speciale dhe emocionuese”, ka shtuar Icardi.
Sonte do të mungoj Lionel Messi, kurse lidhur me këtë mungesë, Icardi ka deklaruar: “E dimë që Mesi është lojtari i mirë në botë dhe unë mendoj se është diçka e trishtë që s’do të luajë ndaj nesh, sepse është diçka shumë e bukur të luash ndaj më të mirit. Por, jam i sigurt se disa nga kolegët e mi në mbrojtje do të jenë të lehtësuar dhe do ta përpiqemi ta përdorim këtë në avantazhin tonë”.