Icardi nuk dëshiron të largohet nga Interi

31 maj 2019 | 13:55

Wanda Nara ka përsëritur se Mauro Icardi planifikon të qëndrojë në Inter për të paktën edhe një sezon tjetër.

Spekulimet po rriten disa ditës për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, ndërsa trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të zëvendësojë Icardin me sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ose atë të Romës, Edin Dzeko. Megjithatë, gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda ka folur për mediat dhe ka treguar se sulmuesi dëshiron të mbetet te Interi.

“Ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij. Synimi i tij është të qëndrojë me Interin për të paktën një sezon tjetër”, ka thënë Wanda.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…