Icardi nuk largohet nga Interi
16 maj 2018
| 11:32
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka siguruar se sulmuesi Mauro Icardi nuk do të shitet, pavarësisht se a luan Interi në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.
“Zikaltrit” duhet patjetër ta mposhtin Lazion të dielën për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Mauro ka kontratë trevjeçare me Interin. Gjithmonë kam thënë se kjo situatë nuk do të ndryshojë për shkak të pozitës në ligë. Arritja e pozitës së katërt apo të pestë natyrisht se do të ndryshonte diçka për ne, por jo edhe dëshirën tonë për të vazhduar me kapitenin tonë. Icardi qëndron, nuk kemi për qëllim ta shesim. Ai ka klauzolë, e cila e ka një afat skadues dhe është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë”, ka thënë Ausilio.