Icardi pëlqen Italinë para Anglisë

22 shkurt 2022 | 11:33

Mauro Icardi pritet të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar të verës. Sulmuesi argjentinas nuk po ka hapësira në klubin francez pasi treshja aktive është Messi-Mbappe-Neymar.

29-vjeçari nuk ka pasur një aventurë të mirë me klubin francez ku nuk ishte ai ‘bomberi’ që pritej pasi erdhi nga Interi. Në 88 ndeshje me PSG, Icardi ka shënuar 38 gola dhe ka asistuar 10 herë. Në Itali, me ekipin zikaltër ai luajti 219 ndeshje dhe shënoi 124 gola dhe 29 asistime të kryera.

Icardi thuhet se ka refuzuar në Angli ofertën e Arsenalit dhe të Newcastles, por ai pëlqen të rikthehet përsëri në Serinë A. Momentalisht klubet që e vrojtojnë janë Milani, Napoli dhe Roma. Vlera e kartonit është 30 milionë euro, por problem mbetet paga e tij e cila është 10 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e…