Icardi pranë kalimit në Milani
Milani është duke punuar për ta transferuar sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi, si pasardhës i Zlatan Ibrahimovic.
Ajo që duket si një zë i merkatos së futbollit mund të ketë baza më të forta aq sa edhe kompanitë e basteve e japin realizimin e operacionit me kuota shumë të ulëta.
Ish-kapiteni i Interit, aktualisht te Paris Saint-Germain, mund të jetë objektivi numri një i kuqezinjve. Shumë do të varet edhe nga zgjedhjet e trajnerit të ri të francezëve Mauricio Pochettino.
Gjithsesi, realizimi i mundshëm i transferimit të bujshëm konfirmohet edhe nga të dhënat e kompanive të basteve, që e japin me 5.00 kthimin e argjentinasit në Milano, këtë herë me kuqezinjtë, brenda 30 shtatorit 2021.
Një kuotë akoma jo shumë e ulët, por shumë e “mundshme”.
Pas vetëm dy vitesh me fanellën e PSG, për Muariton mund të rihapen dyert e Serisë A, në një qytet që e njeh shumë mirë.