
Icardi: PSG-ja, ekipi më i mirë ku kam luajtur
28 tetor 2019
| 13:01
Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain është ekipi më i mirë në të cilin ka luajtur ndonjëherë, pas dy golave që i shënoi të dielën në fitoren e parisienëve kundër Marseille (4-0).
“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren. Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, por ky ekip i PSG-së është më i miri për të cilin kam luajtur. Ndihem mirë dhe mund të shënoj gola”, ka thënë Icardi, i cili është i huazuar nga Interi në PSG deri në fund të edicionit aktual.