Icardi rikthehet me gol. S’ka fitues në derbin Roma-Fiorentina
03 prill 2019
| 22:59
Inter ka mundur 4-0 Genoan në javën e 30-të të Serisë A dhe ka përforcuar vendin e tretë në renditje.
Lajmi tjetër i mirë për zikaltrit ka qenë edhe kthimi në fushë nga minuta e parë Mauro Icardi-t, i cili nuk luante që nga 14 shkurti i kaluar.
Ish-kapiteni i zikaltërve ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij me penallti. Golat e tjerë të skuadrës së Spalletti-t janë realizuar nga Gagliardini (15’, 81’) dhe Perisiq (54’). Genoa ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 39-të.
Kjo fitore e zikaltërve është bërë akoma më e rëndësishme nga ndalesat e Lazio-s së Strkoshës dhe Roma-s, dy rivale direkte në garën për një vend në Champions. Lacialët janë mposhtur 1-0 në fushën e Spal-it, ndërsa Roma ka barazuar 2-2 me Fiorentinan.