Icardi rikthehet në stërvitje me Interin

21 mars 2019 | 17:28

Duke pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, Mauro Icardi është kthyer në trajnim me Interin në “Appiano Gentile”.

Fillimi i pranverës solli një frymë paqeje në shtëpinë zikaltër, me sulmuesin argjentinas, i cili në mëngjes u prit me entuziazëm nga disa tifozë në kthimin e tij në kampin stërvitor.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-kapiteni i Interit u stërvit fillimisht në palestër me shokët e tij, para se të shkonte në fushë dhe të vijonte punën me një trajner, duke kryer disa ushtrime të personalizuara për të përmirësuar gjendjen e tij fizike. Seanca përfundoi me fizioterapi për problemin e gjurit.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka pritur…