Icardi: Tifozët më kanë entuziazmuar, pres të shënoj shumë gola

11 shtator 2022 | 11:58

Mauro Icardi u largua nga PSG, ndërsa do të vazhdojë karrierën e tij te Galatasaray. Tek skuadra e Ligue 1 sulmuesi argjentinas nuk ishte në planet e drejtuesve, ndërsa ofertat gjatë merkatos së verës nuk i munguan, por në fund zgjodhi Turqinë.

“Gjatë verës kam patur shumë oferta, por pas një bisede me Erden Bey, zgjodha Galatasarayn për të vijuar karrierën. Pritja që më bënë tifozët më entuziazmoi jo pak dhe jam shumë i karikuar për t’ua shpërblyer besimin në fushë. Në stadiumin e Galatasarayt kam shënuar një herë si kundërshtar, kur luaja me PSG-në, ndërsa tani dua të shënoj edhe shumë të tjerë për të paguar besimin e klubit dhe tifozëve”, deklaroi Icardi.

Sulmuesi argjentinas është në huazim një vjeçar te gjigantët e Stamollit, pasi nuk bënte pjesë në planet e PSG-së, megjithatë në fund të sezonit nuk përjashtohet mundësia që Galatasaray të ushtrojë të drejtën e blerjes, për një shifër modeste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…