ICITAP-i amerikan konfirmon vazhdimin e përkrahjes për Policinë e Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim këshilltarin e lartë dhe këshilltaren vendore, në kuadër të programit të ICITAP-it, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-së, Timothy Altomare dhe Leonora Berkani.
Pjesë e diskutimeve ishte partneriteti i vazhdueshëm strategjik në mes të DOJ/ICITAP dhe Policisë së Kosovës për avancimin e praktikave efektive për zbatim të ligjit dhe parimet e forta të sundimit të ligjit në polici.
Altomare shprehu zotimin për vazhdimin e ofrimit të ndihmës në drejtim të ngritjes profesionale të Policisë si dhe në prioritizimin e fuqizimit të marrëdhënies me qytetarët.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u përgjigj me zotimin e tij për vazhdimin e partneritetit me ICITAP-in dhe agjencitë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar ndërkohë mbështetjen e tyre në të kaluarën.