ICITAP-i vazhdon ta mbështesë MPB-në
Ministri i Ministrisë së Punëve të brendshme, Bejtush Gashi, ka pranuar 90 kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin e Veprimit 2018-2023, shtypjen e të cilave e ka financuar Departamenti i Drejtësisë/ICITAP, pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Dorëzimin e këtyre kopjeve e ka bërë Kimberly Riffe, menaxhere e programit të ICITAP-it.
Me këtë rast, ministri Gashi i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Terrorizmit, ka falënderuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në hartimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit si dhe përkrahjen vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit.
Departamenti i Drejtësisë/ICITAP ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin të Veprimit 2018-2023.
Menaxherja e Programit të ICITAP, Kimberly Riffe, u shpreh e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen në përmbushjen e obligimeve të MPB-së.
/Epoka e re/