ICMG organizoi seminarin përmbledhës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022
22 prill 2023
| 17:35
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka organizuar sot seminarin përmbledhës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të mbajtura vitin e kaluar në Oran të Algjerisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe udhëheqësi i Departamentit për Financa, Endrit Syla.
LM Oran 2022 u vlerësuan të suksesshme nga të pranishmit, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe organizatorët e Lojërave të ardhshme Mesdhetare Taranto 2026.
Kujtojmë që Kosova është kandidate zyrtare për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.