Ideatorët e ‘Marshit për Drejtësi’: Si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë

02 prill 2023 | 15:03

Dy ideatorët e ‘Marshit për Drejtësi’, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, iu drejtuan mijëra qytetarëve në sheshet e Prishtinës.

Ismail Tasholli ka treguar se gjatë luftës ka qenë 13 vjeç kur për herë të parë ka parë uniformën e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një gjë ishte e qartë për mua atë botë, ishte një betejë mes lirisë dhe robërisë, mes jetës dhe vdekjes. Unë sikur bashkëmoshatarët e kam ndjerë në palcë, pabarazinë, dëbimin”, u shpreh ai.

Gjithashtu, u shpreh i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë në Kosovë.

“Marshojmë për drejtësi, ish-liderët nesër e fillojnë betejën për drejtësi, si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, ka thënë Tasholli.

Ndërsa, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka theksuar se UÇK-ja na bashkon të gjithëve pa dallim.

Ajo shtoi se gjatë këtyre dy javëve, anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismailin e kam rijetuar historinë tonë.

“E kam ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë, dhe thirrja për drejtësi. Përulësisht, ju falënderoj nga zemra që jeni me ne sot. UÇK na bashkon. Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të buqas sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Prishtinë, për të marrë…