
Ideatori i flamurit tregon pse nuk u përdorën ngjyrat kuq e zi në flamurin e Kosovës
17 shkurt 2025
| 09:23
Ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi, ka shpalosur detaje mjaft interesante që nga ideja, procesi i punës e deri te finalizimi i flamurit të Kosovës.
Ibrahimi ka thënë se ka pasur disa kritere në konkursin për dizajnimin e flamurit.
“Disa nga kriteret e shpalljes kanë qenë: nuk duhet me u përdorë ngjyrat kuq e zi, nuk duhet me përdorë shqiponjën që simbolet e flamurit të Kosovës mos me u identifikuar si shteti i dytë i shqiptarëve. Me ato kritere iu përvishem për me ardhë deri tek flamuri i Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.
Tutje, Ibrahimi ka thënë se ka dorëzuar pesë versione të flamujve në konkursin e shpallur para 17 vjet e gjysmë.