Ideja e ‘çmendur’ e tifozëve të Liverpoolit: Trofeun ta ngrehë Gerrardi

04 shkurt 2020 | 14:11

Me 24 fitore në 25 takime, Liverpooli po shkon drejt titullit kampion në Angli, pasi tashmë edhe kampionët në fuqi të Manchester Cityt duket se janë dorëzuar, me plot 22 pikë më pak, ndërsa ka mbetur për të ardhur vetëm verdikti matematikor.

Ky titull do të vijë pas një periudhe pritjeje prej 30 vitesh për “The Reds”, ndërsa tifozët kanë hedhur një ide mjaft interesante në rrjetet sociale, që lidhet me rikthimin e legjendës së Liverpool, Steven Gerrard. Ky i fundit arriti të fitojë gjithçka me “The Reds” gjatë viteve të karrierës, por nuk ngriti dot titullin kampion, ndaj tifozët e kuq kanë hedhur idenë që skuadra të nënshkruajë me Gerrard vetëm për 4-5 javët e fundit me qëllim që ish-kapiteni të ngrejë titullin kampion në fund të sezonit.

Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me një ide të tifozëve, për të cilën ende nuk është shprehur trajneri Jurgen Klopp, por as vetë Gerrard, pasi që ky i fundit t’i bashkohet Liverpoolit në javët e fundit, duhet të japë dorëheqjen për disa javë nga bankina e Rangers në Skoci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit Të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar raportimet…