Ideja gjeniale nga Gjermania për të eliminuar maskat (Video)

13 maj 2020 | 10:16

Teksa të gjitha vendet janë duke diskutuar hapjen e lëvizjes ato janë të shoqëruara gjithmonë edhe me masa të shtuara të mbrojtjes. Nuk janë të paktë ata që i konsiderojnë maskat si mjaft të bezdisshme ndaj 2 shpikës gjermanë nga Berlini kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’i zëvendësuar.

E kanë quajtur “iSphere” e krijuar me PVC një mbrojtëse ku mund të futësh vetëm kokën. Autorët janë Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique”, citon lapsi.al. Një nga punët e tyre të mëparshme ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias.

Ata janë frymëzuar për krijimin e “iSphere” nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve ‘50 dhe ’60 që i shihnin si projekte utopike. Sfera do të kushtojë 24 euro dhe mund të bëhet edhe në kushte shtëpie për vetëm 30 minuta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja farmaceutike gjermane “BioNTech” njoftoi sot se pret t’i shohë…