Identifikohen deponitë ilegale në komunën e Drenasit

11 qershor 2020 | 15:22

Komuna e Drenasit, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në kuadër të planifikimeve të saj është duke vazhduar me intensitet aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtje të mjedisit.

Në këtë drejtim, për pesë ditë më radhë janë ndërmarrë veprime aktive në terren të cilat kanë pasur për qëllim hulumtimin për identifikimin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit.

“Vlerësimin e realizuan Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në bashkëpunim me GIZ-in dhe me zyrtarin komunal për menaxhimin e mbeturinave dhe inspektorin mjedisor komunal. Gjatë këtij procesi u shfrytëzuan të dhënat në bazë të raportit të vitit 2019, dhe u vizituan të gjitha rrugët. Komuna e Drenasit për çdo vit është duke u kujdesur që të largojë deponitë të cilat fatkeqësisht për çdo vit po rikrijohen. Deri më tani janë larguar 54 deponi ilegale. Me këtë rast Komuna e Drenasit dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë mjedisin dhe shëndetin publik si dhe të ndihmojnë në parandalimin e deponive ilegale”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarit Sabri Fejzullahu të enjten i është ndarë “Çelësi i…