Identifikohen dy tifozë që futen dhe paraqitën në stadium banerin “Kosova është Shqipëri”
AEK dhe Ajax luajtën baras 1-1 në Athinë në xhiron e dytë të Grupit B të Ligës së Evropës.
Në OPAP Arena, tifozët grekë shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila shkaktoi zhurmë të madhe në Serbi, si dhe bëri telashe edhe në Greqi.
AEK-u lëshoi një deklaratë pas ndeshjes ku thuhej se përgjegjësit do të gjinden dhe do tu ndalohet hyrja në stadium.
Mediat greke sot bënë të ditur se janë identifikuar dy personat që kanë futur banerin në stadium dhe se do të përjashtohen përgjithmonë nga stadiumi i AEK-ut.
Klubi, me ndihmën e policisë, ka identifikuar dy të dyshuarit duke përdorur kamerat e sigurisë në stadium.
Policia greke nuk ka qenë kaq efikase kur javë më parë tifozët e Olympiacosit vendosen një baner “Kosovës është Serbi”.