Identifikohen të dyshuarit për plagosjen në Pejë, Policia në kërkim të tyre
Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit për therjen me thikë mbrëmë në Pejë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të njëjtit ndodhen në arrati dhe se po vazhdon kërkimi i tyre.
Në raport thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.