Identifikohet i mituri për vjedhje të rëndë në Malishevë

01 tetor 2024 | 08:17

Me datë 28 shtator 2024 në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.

Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje.

Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar.

Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes.

Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutimin e 133 mijë ushtarëve…