“Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë”
21 shtator 2024
| 19:31
Florim Zeqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.
Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.
“Mitropol” mëson nga burimet e veta se personi i dyshuar për vrasjen e Zeqirit tashmë është identifikuar dhe të njejtit i është bastisur edhe shtëpia në Vushtrri ku u gjet edhe arma që dyshohet se u përdor për vrasjen.
I dyshuari është i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në perëndim.